Olta e manipuloi? Ja në cilin prej dy grupeve brenda shtëpisë deklarohet Efi

Efit dhe Oltës iu servir një darkë nga produksioni i “Big Brother VIP” në mënyrë që vajzat të pajtohen me njëra-tjetrën.

Ato u futën brenda dhomës plot mllef por pasi shprehën gjithçka, dolën duke qeshur.

Në lidhje me takimin e tyre, Luizi iu shpreh Kiarës se Olta e ka manipuluar Efin për ta kthyer kundër tij.

Megjithatë, shqetësimi i Luizit ka mbaruar mbrëmjen e djeshme pas një diskutimi me Efin. Kjo e fundit ia bëri të qartë se Olta NUK mund ta manipulojë dot.

Jo vetëm kaq por në formë shakaje, Efi iu drejtua këngëtarit se është #TeamLuiz.

“Ti në radhë të parë duhet të jesh budalla nëse mendon në ndonjë moment që mua mund të më manipulojë Olta. Kur konsideroj dikë mik, e konsideroj dhe pikë. Këtë ta kesh parasysh. Unë jam “Grupi Lui”.

https://www.instagram.com/reel/Cn6XZhqLeLH/?igshid=YmMyMTA2M2Y=