Ditën e sotme Olta Gixhari shprehu dyshimet e saj përsa i përket përkrahjes që po i tregohet Luizit, duke aluduar se i ka ‘shpatullat e ngrohta’ nga produksioni.
Ky ishte dialogu i krijuar mes Oltës, Luizit dhe Deas:
Olta: Ti na trego kë ke mik një herë, se ta kam bërë këtë pyetjen disa herë. Na trego kë ke mik këtu brenda, që çfarë nuk ke bërë këtu dhe ke dalë palagur gjithmonë. Këtë na trego.
Luizi: Vetëm Kiarën. Kam ata që na mbajnë të gjithëve [publikun].
Dea: Unë nuk mendoj që është produksioni. Tani i bie të akuzosh gjithë [produksionin].
Olta: S’e di unë. Unë them që ky njeri i ka shpatullat e ngrohta shumë, sepse ka bërë lloj-lloj budallallëqesh, pisllëqesh këtu dhe ka dalë pa lagur gjithmonë.
Dea: Njerëzit falin, Olta. Publiku fal.
Olta: Jo, jo. Si fal publiku…Tani mua më lind natyrshëm pyetja: Nga kush i ke shpatullat kaq të ngrohta, mor vëlla?
Disa nga banorët thanë se akuza të tilla janë të rënda sepse i referohen produksionit.
“Po edhe produksioni qoftë. Pse kam frikë ta them unë?” shtoi Olta.
“Vetëm publiku e dallon kur dikush i ka shpatullat e ngrohta dhe e shkel me këmbë, se kanë inat të dyfishtë. Gjithçka fal publiku, por atë që e mbajnë me hatër, atë e shkelin me këmbë,” iu përgjigj Luizi.
Kjo bisedë ka vazhduar edhe në dhomën e gjumit mes Teas dhe Oltës, ku kjo e fundit u shpreh se nxjerrja e Xhonatanit në nominim u bë enkas nga produksioni për të mos eleminuar asnjë nga treshja tjetër: Luizi, Efi dhe Maestro.
Teksa po bënte akuzat e saj, produksioni i ka tërhequr vëmendje Oltës duke i thënë të rregullojë mikrofonin, një mënyrë kjo për t’a bërë të kuptonte se duhet të ndalonte së foluri.