Ditën e djeshme, banorëve të “Big Brother VIP” iu kërkua të shprehnin mendime përsa i përket lojës se banorëve të edicionit të parë.
Ndër to u fol edhe për finalisten Einxhel Shkira, për të cilën, çuditërisht, Olta Gixhari foli me superlativa.
Olta u shpreh se Einxhel ishte një nga konkurrentet më të forta dhe me argumentat më të sakta, madje e etiketoi me emrin “gladiatore”.
Mirëpo, nëse kthehemi pak pas në kohë, në një postim të Einxhel Shkirës, do të kuptojmë se Olta ka rënë në kontraditë me veten.
Sipas historisë që tregoi Einxhel, në një rast kur ajo kishte ndeshur aktoren, Olta ishte shprehur se nuk e njihte fare moderatoren, madje se as nuk e kishte ndjekur BBV, ndërsa tashmë ajo tha fjalët më të mira.