Duket se Olta Gixhari po bën “ligjin” brenda shtëpisë së BBV.
Kjo pasi aktorja ka thyer disa herë rregullat e produksionit por ka dalë “pa u lagur”. Madje nuk ka ndërmend të ndalojë.
Teksa ndodhej në kuzhinë duke diskutuar me Kristin, aktorja theu një nga rregullat kryesor të programit: Komunikimin me shenja.
Ajo i bëri të ditur nëpërmjet shenjave Kristit se duhet të ndajnë me patjetër Luizin nga Kiara, në mënyrë që t’a dobësojnë lojën e këngëtarit.
Kujtojmë se brenda shtëpisë së BBV ka mbërritur një zarf i kuq që sipër ka të shkruajtur emrin e Oltës.
A do të ketë aktorja të njëjtën mundësi të artë si Kiara dhe Dea? /Lokimagazine.com