Mbrëmjen e djeshme në programin “Zemër Luana”, në kuadër të njërës prej lojërave, Olsi Bylyku ka zbuluar pak nga karakteri i disa prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar.
“Olsi, ti je një nga aktorët që ka bërë shumë imitime në spektaklet e argëtimit në Shqipëri, sidomos në Klanifornia. Ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë reagimet e dy prej personazheve VIP që ke imituar; njëri që e ka pritur mjaft mirë ndërsa tjetri që nuk e ka pëlyer dhe mund të ta ketë ndaluar për ta imitiuar më tej“, ka qenë pyetja për aktorin.
E teksa askush nuk e priste, Olsi zbuloi se personazhi i famshëm që nuk e pritur aspak mirë imitimin e tij ishte reperja e njohur Tayna. Ndërsa ata të cilët i kanë pritur me shumë pozitivitet, janë të shumtë.
“Tayna është mëzitur për imitimet, por ne jemi aktorë komedie dhe personazhet duhet ta vlerësojnë kur një nga ne i vendosim në skenë pasi mendojmë se ky personazh ka një arsye të mirë për tu sjellë në skenë për publikun shqiptar. Ndërsa personazhet e tjerë që i kanë pritur mjaft mirë imitimet e mia kanë qenë shumë si Noizy, Kidda, Elvana Gjata, Getinjo, Mozzik, Don Xhoni e shumë të tjerë me të cilët kam nisur komunikim pas imititmit që u kam bërë”, u shpreh Olsi.