Këtë të dielë në “Zemër Luana” kanë qenë të ftuar aktorët e kastit të filmit më të ri “Policë për kokë”.
Olsi Bylyku ka qenë bashkëproducent i këtij filmi dhe pyetja për të ishte se sa ka shkuar kostoja e filmit dhe se cili prej aktorëve është paguar më mirë dhe ai më pak.
Olsi ka treguar se të gjithë aktorët janë paguar në bazë të rolit që kanë patur dhe se janë paguar mirë, ndonëse ka përmendur emrin e Eva Muratit duke thënë: ‘Eva Murati do të dalë me minus nga ky film!’
Sigurisht që kurioziteti ka qenë i madh dhe Olsi është ngacmuar duke treguar se shkak për këtë është shkelja e njërës prej pikave të kontratës, të cilën duket se Eva nuk e ka respektuar.
E mesa duket tashmë, duhet të përballet me të tjera proçedura, që sipas Olsit do e nxjerrin me minus nga pjesmarrja në filmin “Policë për kokë”.
https://www.instagram.com/reel/CnMLLsbBvrW/?igshid=YmMyMTA2M2Y=