Olsi Bylyku pjesë e një filmi me pullë të kuqe, reagimi i partneres së tij ishte epik!

Gjatë emisionit “Zemër Luana” në një nga lojërat e organizuara, kishte një dënim për të ftuarit.

Ata duhet t’i telefononin partnerit/es dhe t’i tregonin se i kishin ftuar në një rol, në një film për të rritur.

E teksa të gjithë prisnin se kush do të ngrinte telefonin, kapiteni Olsi Bylyku ka vendosur të telefonojë partneren e tij Egli Tako.

Teksa ai e shpjegonte për filmin +18, përgjigjia e Eglit ka qenë e papritur: “Bëje mo shpirt, sa lekë do të japin?”, ka thënë ajo duke shkaktuar të qeshura në studio.

Gjithsesi e gjitha ishte në formën e një shakaje, por me këtë rast u shuan të gjitha fjalët që qarkullonin për xhelozinë e Eglit.

https://www.instagram.com/reel/CnK165HBazd/?igshid=YmMyMTA2M2Y=