Mbremjen e djeshme ne emisionin “Zemer Luana”, Olsi Bylyku ka bere nje deklarate te papritur per nje prej kengetareve me te njohura shqiptare.
Gjate programit, Olsit iu kerkua te tregoje bashkepunimin me te mire dhe me te dobet qe ka patur.
Si fillim, ai tregoi se bashkepunimi me partneren e tij Egli Takon, e ka lene pa fjale, madje e cilesoi si me te mirin.
Ndersa, persa i perket bashkepunimit me te keq, Olsi tregoi se eshte me kengetaren Eni Koci, te cilin e quajti nje deshtim total.
Kujtojme se pak kohe me pare, teksa ishin te ftuar ne “Me ler te Flas”, Olsi dhe Egli rrefyen disa detaje nga marredheenia e tyre.
Egli zbuloi se ka qene fanse e zjarrte e Olsit, specifikisht me rolin e tij si “Kimikati”, ne “Portokalli”.
Me pas, kengetari ka shfaqur interesin e tij per ta njohur bukuroshen, por mes shakave thote se i eshte dashur tete muaj per ta bindur te jene bashke.