Nje pyetje qe po ngjall shume kuriozitet persa i perket emisionit te ri, “Kepi i Tundimeve”, eshte se kush do te jete ne rolin e opinionistit dhe moderatorit, pasi sic u shpreh Olsa Muhameti programi i ri do te kete shume ndryshime.
Olsa u shpreh se ende nuk eshte vendosur nese do te jete serish Bora Zemani dhe Arjan Konomi, mirepo teksa u vu perpara nje zgjedhje mes ketij te fundit dhe Olti Currit, ajo ktheu pergjigjen e papritur.
Persa i perket Arjanit, Olsa u shpreh se eshte nje njeri qe punon dhe se nje bisede me te do t’a joshte, ndersa Olti Currin pretendoi se nuk e njihte:
“Unë jam e drejtpërdrejtë. Po për momentin e kisha harruar se ka ndodhur shumë kohë para. Arjan Konomi është një njeri që punon. E harrova atë kohë. Dhe unë i vlerësoj shumë njerëzit që punojnë, nuk e di ky personi punon apo jo, ky tjetri ndërkohë që mendoj sa kohë një njeri punon ka të drejtë të gjykojë dhe të përgojojë. Se më keni kapur një pikë këtu. Ju goca punoni, të gjithë punojnë, disa të tjerë përgojojnë punën.”
Nuk vonoi shume dhe Olti Curri iu kunderpergjigj Olses me ane te nje videoje ne InstaStory-n e tij, ku u shpreh:
“Yes, foli dhe Olsa! Sa e lezetshme që është! Olsa është Linda Morina e autorëve televiziv shqiptar. E keni parasysh tek Çani që fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtarë pastaj fton edhe Linda Morinën e thotë këngëtarja Linda Morina. Kështu ndodh edhe me Olsën që e prezantojnë si autore ndërkohë që kanë prezantuar Rezart Agën, Ledion Liçon,Zefina Hasanin, Dalina Buzin dhe ajo e beson normalisht. Oh sa e lezetshme e madhe fare! Vetëm se ka ngatërruar diçka! Të punosh nuk do të thotë të punosh vetëm poshtë tavolinës të drejtorave të televizioneve të ndryshëm. Ka dhe punë të tjera që janë dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura!”