Olsa Muhameti dhe Bora Zemani krijuan nje marredhenie te ngushte gjate bashkepunimit te programit “Per'puthen”.
Kjo ka bere qe autorja te jete me afer jetes private te moderatores, ndaj dhe sa here Olsa ka qene e ftuar neper intervista te ndryshme, nuk kane munguar as pyetjet per Boren.
Olsa eshte treguar diskrete duke u perpjekur te mos beje asgje te ditur.
Se fundmi, autorja ishte e ftuar ne emisonin “Wake Up”, ku u shpreh se Bora eshte treguar gjithnje shume e kujdesshme per lidhjen e saj me Donaldin e madje nuk e ka perdorur as per marketing, ashtu sic do te benin shumica.
“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndoshta të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet për ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, theksoi autorja.
Në studio, gazetarja Jonida Aliçkolli foli gjithashtu për marrëdhënien e dyshes. Ajo tha se e gjithë kjo situatë është në favor të Borës dhe Donaldit.
“E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin, ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja.