Debatet e Luizit dhe Armaldos brenda shtëpisë së BBV kanë tërhequr gjithmonë vëmendje.
Kjo pasi janë marrë shpesh me shaka dhe të qeshura, duke u konsideruar si një lojë mes tyre për të ‘ndihmuar’ njëri-tjetrin.
Mirëpo një debat i Luizit dhe Armaldos ditën e djeshme ka dalë paksa jashtë kontrollit.
Luizi ka vënë re një distancim nga ana e Maestros, i cili sipas këngëtarit është pozicionuar pranë Oltës dhe ka kaluar më shumë kohë me të.
Maestro është parë mjaft i afruar me Oltën, aq sa ka arritur t’i shprehë “rezervat” që ka ndaj Luizit.
Maestro tregoi se nëse Luizi vazhdon me “lojrat” e tij, do t’i tregojë nëse “ka nevojë për ndonjë kshu”, referuar akuzave se Luizi është përdorues i lëndëve narkotike.
Pas një sërë ndodhish dhe debatesh të ashpra mes tyre, Maestro u shpreh se ditën e nesërme mund të largohet nga BBV.
Mirëpo në lidhje me gjithë këtë ngjarje të Luizit me Maestron, së fundmi ka reaguar dhe familja e tenorit.
Me një mesazh të gjatë në rrjetin social Instagram, familja e Armaldos shkruan:
“Kur morem ftesen per Big Brother per Armaldon ishim paksa skeptik.
Me pas me takimet me stafin dhe duke e njohur dhe qene pjese shume here e Top Medias vendosem per po sepse do ishte mes artistesh. Loja konsiston ne disa rregulla nder te cilat kryesoret qe nuk lejohen jane bullizimet, ofendimet,cenimi i dinjitetit dhe integritetit te personave aty brenda
Te gjithe kane bere lojra,shaka,thashetheme, diskutime,kane gjetur miq aty brenda,kane gjetur dashurine,kane bere dasma e shume sfida me nj-t.
Disa banore e kane pyetur se fundmi Luizin se pse ka arritur ne ato ofendime ndaj Armaldos.
Shpjegimi i tij ka qene: ” Kam luftuar shume me Olten, ia kam nxjerr grupin dhe kam dashur ta shoh vetem dhe keq. Ajo eshte e frikesuar dhe kur ka zarf te kuq.Kur ajo thot ndihem vetem kam nevoj per nje perqafim,ia jep Maestro. Prandaj e kam ofenduar por i kerkova falje. Ai eshte personi i 3te qe i kerkoj falje dhe nuk i flas me.”
Kur beheshin debat dhe lojrat me pare mes te dyve dhe ndonjehere teprohej si nga Armaldo dhe nga Luizi i kemi lene keto teprime presionit te lojes dhe 60 diteve te mbyllura atybrenda. Por te ofendosh nje person ne ate menyre ne ato nivele duke cenuar Armaldon ne rradhe te pare, integritetin, familjen kjo i tejkalon limitet e lojes.
Per te mos permendur mesazhet nga fansat e Luizit kundrejt familjes tone ne cdo orar te dites dhe nates te cilat jo vetem per mua qe jam shtatezan dhe jam dyfish e ndjeshme por cdo familjar i ka perjetuar dhe nuk i toleron.
Ju jam mirenjohese per mbeshtetjen,suportin dhe do te isha e lumtur qe kjo gje te mbetej ne kuadrin e lojes nga te gjithe fansat, ndjekesit, banoret perfshire dhe Armaldon.
Fundjave te mbare”. /Lokimagazine.com
Pjesë nga debati mes Luizit dhe Armaldos:
Luizi: Unë e kam çuar gropë atë, ti do ta marrësh ta mbash në shpatull. Ti nuk e beson as vetë që je në mes, edhe vetë ke qeshur kur e ke thënë këtë. Kur të zhytesh nga ajo do më kërkosh dhe nuk do t’i hedh as sytë, këtë ta them si shok. Mos fut hundët te punët e mia, u zhytsh edhe ti bashkë me të.
Maestro: Mos i ngatërro marrëdhëniet e tua me të, me marrëdhënien që kam unë. Unë jam në mes, e di ti, e kam thënë unë, këtë rrugë kam zgjedhur.
Luizi: Që kur të erdha zarfi i kuq nise të qeshësh ti me të, se ke frikë mos të nxjerr në nominim me mua dhe veten. Po më humb të gjithë mundin e 50 ditëve. Nga sot e pastaj me mua nuk ke më as një punë tjetër vetëm “mirmëngjesi”.
Maestro: Më akuzon kot “servil”, nuk vras mendjen fare që ka ardhur zarfi i kuq. Unë bëj gati valixhet dhe iki që nesër. Nëse më thua që nuk më ofendon më