Pritej që spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP” të kishte shumë diskutime përsa i përket debateve të ashpra dhe situatave të rënda me protagoniste Olta Gixharin.
Gjatë tre ditëve të kaluara, Olta ka qenë kryetemë e rrjeteve sociale për shkak të kërcimeve dhe ofendimeve ndaj Luizit.
Olta gjithashtu akuzoi produksionin se Luizi ka një mik të fortë brenda shtëpisë, mirëpo në spektaklin e sotëm po vërtetohet e kundërta.
Produksioni jo vetëm që nuk i tërhoqi vëmendje për gjuhën e ashpër dhe kërcënime, por Arbana u shpreh në fillim të spektaklit se nuk do të transmetohet asnjë pamje nga ajo përplasje, pasi është një debat shumë i ulët për t’u transmetuar.
Një vendim që me siguri ka shkaktuar mjaft zemërim te publiku, të cilët prisnin me patjetër një dënim për Oltën. /Lokimagazine.com