Një nga konkurrentët me udhëtimin më të shkurtër në Big Brother Vip, Arbër Sulstarova, ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij që solli jo pak poleminka brenda shtëpisë më të famshme.
Tenisti ka qenë i ftuar në “Ditë e Re”, Rtv Ora, ku rrëfeu për situatat më të nxehta që shkaktoi ai në shtëpi, siç ishte nominimin i Beatrix, sherri me Xheisarën dhe miqësinë me Ilir Shaqirin.
Arbri tha:
“Publiku duhet të njohë edhe personazhe që mbase nuk janë të ekranit por kanë përfaqësuar Shqipërinë në sport, në art etj. Imazhi im mendoj se doli shumë mirë. Dhe pjesa e tenisit që ishte kryesori. Unë e shihja nga ekrani dhe thoja: “Pse bëjnë kështu këta”. Unë isha më shumë serioz sesa shoë-man. Isha shumë i ngurtë fillimisht, por pastaj u ambientova. Më është bërë kritikë që duhet të isha bërë më kundërshtues në disa momente siç ishte penalizimi që mu bë. Duhet të isha më debatues në disa gjëra. Jam shumë kritikë jashtë.
Ndërsa rasti me Xheisarën dua të shpjegoj që nuk jam aq konservator me vajzat. Ishte një gjest që ishte bërë disa herë. Personi në fjalë nuk më pëlqeu dhe ia thashë. Për mua ishte mënyra e duhur. Nuk e kam diskutuar fare me të dashurën. Ishte e parëndësishme. Mendoj se reagova shumë mirë. Familjarët kishin komente pozitive.”
Lidhur me nominimin që i bëri Trixës, Donaldit dhe Einxhelit Arbri u shpreh:
“Njerëzit më përshëndetin. “O sa bukur e bëre nominimin”-thonë.”
Sa i përket kontakteve dhe lidhjeve ai tha se ka të njëjtin mendim që ka patur për të gjithë dhe se është zhgënjyer vetëm nga Monika.
“Mbaj kontakte me Ilirin, Meridianin, Palomën, Valonin. Kalojmë kohë bashkë. Unë nuk kam ndryshuar mendim për asnjë, përveç Dagz. Edhe Monika më zhgënjeu në disa gjëra sepse nuk ishte koherente.”-përfundoi ai.