Një prej traditave të Festivalit të Këngës ka qenë hapja e eventit muzikor me këngën fituese të edicionit të kaluar.
Kësaj radhe, në nisjen e “Fest61”, nuk pamë një performancë nga Ronela Hajati, e cila vitin e shkuar triumfoi me “Sekret”.
Ende nuk dihet arsyeja përse Ronela nuk u ngjit në skenë si fituesit paraardhës, por ajo ka zgjedhur të japë këtë deklaratë ironizuese me anë të një postimi në Twiter:
“Tradita është një ligj i pashkruar që duhet të respektohet më shumë se asgjë dhe nga të gjithë. Por ne jetojmë në Shqipëri dhe shumicën e kohës institucionet janë mbi njerëzit.”