Mbrëmja e djeshme ishte padyshim një ndër më të bukurat e këtij “Big Brother-i”.
Luizi suprizoi Kiarën në këtë Shën Valentin ashtu sic “i ka hije” një artisti: me një këngë dedikuar saj.
Por nga ana tjetër, edhe pse kaloi pa u vënë re, edhe Kiara kishte bërë një dedikim për Luizin.
Në fustanin e saj të kuq që e mbante veshur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në anën e majtë të tij, ishte qëndisur shkronja L. Një dedikim ky pikërisht për dashurinë e saj, Luizin.
Sa i përket këngës që Luizi i dedikoi Kiarës, ka thyer rekorde shikueshmërinë. Në vetëm 9 orë nga publikimi, kënga arriti 1 milion shikime, ndërsa në total deri më tani ka shkuar në 1.7 milion shikime.