“Nuk shtyhet pa atë”- Banorët flasin për mungesën e Luizit

Ditën e djeshme, Luizi, Olta, Maestro dhe Kristi u ndëshkuan nga “Vëllai i madh” pasi kishin thyer rregullat e emisionit duke diskutuar nominimet.

Kështu, ata u zhvendosën në një dhomë larg pjesës tjetër të banorëve dhe do të qëndrojnë atje deri në prime-in e rradhës.

Mirëpo ende pa kaluar 24 orë, banorët kanë filluar ta ndjejnë mungesën e Luizit dhe energjinë qe ai i sillte shtëpisë.

Teksa Valbona dhe Kiara po diskutonin, ndër të tjera ato treguan se mungesa e Luizit po ndjehet në shtëpi.

https://www.instagram.com/reel/CokNAyhrOY6/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Nga ana tjetër, Luizi i tregoi “të burgosurve” në dhomën e tij se ka një plan që mund ti nxjerrë ata nga burgu.

Ai tregoi se nëse qëndrojnë pa folur, produksioni do i nxjerrë deri nesër nga “burgu”.