Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in e këtij viti, ka shitur trofeun për 838 mijë euro për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Sot” në Euronews Albania, kënëtari i grupit, Oleh Psiuk, tha se e kanë shitur trofeun në atë shumë dhe paratë do të shkojnë për nevojat e forcave ushtarake ukrainase.
Aktualisht banda është në tur ndërkombëtar në Europë, ku vijojnë të mbledhin fonde për ushtrinë ukrainase.
“Jemi të lumtur që kemi mundësi për të prezantuar Ukrainën dhe për të ngritur shpirtin e ukrainasve”, u shpreh ai, ndërsa falënderoi të gjithë votuesit.
Psiuk tha se komunikon çdo ditë me personat që ndodhen ende në Ukrainë, të cilët thonë se raketat ruse vijojnë të fluturojnë mbi qiellin e Ukrainës.
Këngëtari thotë se e ka të sigurt se Eurovizioni i ardhshëm do të zhvillohet “në Ukrainën e rindërtuar, të lirë e të lumtur”.
Gjithashtu, ai shtoi se: “Lajmi që kemi shkruar në luftë eshtë i rremë”.