Mbrëmjen e të martës në “Big Brother VIP”, pritej të bashkohej këngëtari i njohur, Butrint Imeri për të surpizuar Kiara Titon me rastin e ditëlindjes së saj, gjë që nuk ndodhi.
Sipas burimeve në rrjet u tha se Butrinti ndodhej në Tiranë dhe se vetëm pak minuta para fillimit të Prime-it, ndryshoi mendje.
Por si qëndron e vërteta?
Pak më parë ka reaguar për herë të parë Butrinti në lidhje me mungesën në Prime, ku ndryshe nga çka u përfol në rrjet, ai tregoi se nuk ndodhet në Tiranë.
Teksa postoi një video në instastory ku shihet duke u argëtuar në një vend turistik në Francë, ai shkruan:
“Gojet liga “Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti”.
Kujtojmë se ishte vet Butrinti ai që ngriti dyshimet për një surprizë për Kiarën.
Si fillim ai shprehu publikisht mbështetje për Kiarën në instagram, ku publikoi një foto të sajën me një kurorë sipër.
Fill pas kësaj, ai postoi një tjetér story ku shkroi: “Një befasi këtë javë…”, dhe kaq mjaftoi që të gjithë ta lidhnin me BBV. /Lokimagazine