Nuk pritej! Motra e Afërdita Dreshaj mohon origjinën shqiptare. Video behet virale ne rrjet menjehere

Dikush ka dashur t’i bëjë një rreng modeles bukuroshe Jehona Dreshaj, motrës së këngëtares së njohur Afërdita.

Prej vitesh familja e tyre jeton jashtë Shqipërisë, ndaj Jehona është prezantuar tek djali që e ndaloi në rrugë si një vajzë nga Detroit.

Ai e pyet për emrin dhe vendin nga i cili vjen, ndërsa ajo ngurron të tregojë që është Shqiptare. Megjithëse kjo ishte një kamera e fshehtë dhe Jehona nuk ishte në dijeni, tashmë fjalët e saj po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë “mërzitur” shqiptarët.

Gjatë bisedës, vëmë re që djali në fjalë e komplimenton Jehonën për pamjen, duke e krahasuar me motrat Kardashian.

Jehona vazhdon karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shpesh e shohim nëpër story-t e të motrës, Afërditës.

Afërdita u bë më herët nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj çek, Jakub Kindl.

Kështu, Jehona është bërë teze e një bebushi shumë të lezetshëm të cilin e kanë pagëzuar me emrin Sky.

Përsa i përket videos, duket se ajo është realizuar që në verë ndërsa nga Jehona ende nuk kemi asnjë reagim lidhur me “mohimin e origjinës”, teksa me siguri të gjithë po presin të dëgjojnë një shpjegim prej saj.