Aktorja 36-vjeçare ka nxitur spekulimet se ajo dhe reperi i “Bad Things”, 32 vjeç, janë ndarë duke hequr fillimisht fotot me të nga Instgrami më pas ka fshirë edhe llogarinë e saj.
Nëna e tre fëmijëve, e cila ishte në një lidhje me reperin 32-vjeçar, që nga qershori i vitit 2020, ka postuar një video në të cilën shfaqet duke djegur një letër dhe një çantë.
Ai që mori më shumë vëmendje ishte shkrimi mbi postimin.
“Ti mund ta shijosh pandershmërinë, është e gjitha mbi frymën tënde” varg ky i shkëputur nga kënga e Beyoncé-s në vitin 2016, Pray You Catch Me, për tradhtinë e burrit të saj Jay Z.
Mirëpo jo vetëm kaq.
Arsyeja e ndarjes së aktores me Kelly-n është fakti që ai e ka tradhtuar me dikë të gjinisë së tij, pra me një burrë.
Edhe këtë e nënkuptoi vetë Fox , teksa iu përgjigj një fansi të saj në Instagram i cili e pyeti: A të tradhtoi MGK?
“Mbase “ajo” e bëri”, u shpreh aktorja duke e etiketuar ish-partnerin me përemrin vetorë “ajo”.