Dita e sotme përkon me një datë shumë të rëndësishme në familjen e Ledrit dhe Sarës. Poema e vogël ka ditëlindjen!
Babi Ledri ka publikuar në Instagam një video-kolazh me disa nga momentet më të bukura me Poin dhe ju sigurojmë që janë pamjet më të ëmbla që mund të shihni sot.
“Gëzuar ditelindjen shpirti i babit”, ka shkruar reperi.
Dhe komenti i Sarës përshkruan reagimin e të gjithëve ne sapo pamë videon.
“Nuk po qaj unë, ti po qan”, shkroi Sara shoqëruar me një emoji emocionues.