Nuk po arrin dot të vësh muskuj? Ja pse!

E kemi parasysh si është situata; keni ndarë mendjen të bëni trup dhe sado përpiqeni prap nuk shihni asnjë rezultat.

Faji mund të jetë i juaji për një nga 4 arsyet e mëposhtme:

Stërviteni më shumë se ç’duhet

Stëvitja e tepërt nuk ju ndihmon aspak për të ndërtuar muskuj. Duke u ushtruar shumë dhe bërë kardio pa ndalim rrezikoni të humbisni kaloritë që ju duhen për muskujt e shumëdëshiruar.

Nuk hani ushqimin e duhur

Shumica e njerëzve mendon se për të patur muskuj mjafton të hash sa më shumë proteina duke neglizhuar praninë e karbohidrateve dhe yndyrnave. Duhet të dini se karbohidratet sigurojnë energjinë e majftueshme për të ndihmuar në maskën muskulore e ndërsa yndyrnat janë përgjegjëse për testosteronin dhe të tjera hormone që lidhen me rritjen.

Nuk hani mjaftueshëm

Nëse e keni në plan të vendosni masë muskulare, 3 vakte në ditë nuk janë të mjaftueshme. Rekomandohet të paktën 6 të tilla.

Keni mbetur në vend numëro

Jo më kot, motoja e suksesit është që pikë së pari të punoni me mend. Me kalimin e kohës hiqni dorë nga setet e shumta dhe ushtrime që përsëriten dita ditës. Dinamizoni stërvitjen tuaj!