Kengetarja e njohur Besa Kokedhima ka dhene se fundmi nje interviste per “Top Albania Radio” pas shume kohesh mungese ne ekranet shqiptare.
Ne kete interviste te gjate Besa rrefeu per femijerine e deri ne jeten e saj aktuale, mirepo ajo cka morri vemendjen ishte pamja e saj.
Nga komentet e shumta shihej se publiku ka folur me shume rreth ndryshimit te madh ne pamje, aq sa ishte e veshtire t’a identifikoje, sesa per rrefimin e jetes se saj.
Besa gjithashtu tregoi se edhe ajo si shume artiste ka rene pre e bullizmit gjate kohes se gjimnazit ne Angli.
Periudhen e qendrimit atje, Besa e pershkruan te veshtire, edhe pse ngrohtesine e gjente vetem tek arti:
“Une kam ikur per te bere gjimnazin ne Angli dhe atje gjithashtu u perfshiva ne aktivitete muzikore, mesime pianoje, muzika ne ate moment perveç si pasion, ishte edhe nje nevoje, udhetimi im nuk ishte i thjeshte ndoshta per moshen largesia. Jeta ne shkollat, te pakten flas per rastin tim, ka bullizem si neper filma, nuk je i mirepritur ne shoqerine e tyre veç faktit qe aty ka multikulturalizem,ne rastin tim me veshtiresi e gjeta veten atje, ndihesha e vetmuar dhe kaloja shume ore duke i rene pianos duke kenduar. Me pas u perfshiva ne aktivitet artistike dhe fitova çmimin e pare ne Angli, isha e vetmja studente qe kendova ne gjuhen shqipe ose me sakte e vetmja qe kendoi jo anglisht”, tha Besa.