“Nuk mund t’ia dal”- Luizi tregon sërish frikën e tij për hyrjen e Butrintit në BBV

Pak ditë më parë Luizi u shpreh se i vetmi që mund t’ia prishte lojën brenda BBV, do të ishte hyrja e ish-it të Kiarës.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”- u shpreh Luizi.

Mirëpo, gjatë mbrëmjes së djeshme Kiara po shprehte dëshirën për hyrjen e një tjetër këngëtari për të performuar në shtëpi, ndërsa Luizi tregoi sërish frikën e tij për një hyrje të mundshme të Butrintit.

Mëngjesin e sotëm ai ka folur me Bjordin në oborr dhe i ka thënë se nëse këngëtari hyn në shtëpi, ai do të bëhet keq dhe nuk do mund t’ia dalë.

https://www.instagram.com/reel/Cn9GJNNpIj3/?igshid=YmMyMTA2M2Y=