Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mirë në botë, ka bërë mjaft bujë me transferimin e tij në ekipin e Arabisë Saudite, Al Nasr.
Pak ditë më parë, ai u prezantua si lojtar i këtij ekipi me një kontratë e cila do i sjellë të ardhura vjetore plot 200 milion euro.
Mirëpo, përpos transferimit të tij, ajo qe tërhoqi vëmendjen e medias ishte se në Arabinë Saudite ekziston një ligj që i ndalon çiftet e pa martuara të jetojnë bashkë, mes tyre dhe Cristiano me Georginan.
Por, çfarë do të ndodhi? A do lejohet dyshja e famshme të jetojnë bashkë?
Megjithëse bashkëjetesa e dy çifteve të pa martuar është e paligjshme në Arabinë Saudite, dy avokatë nga vendi kanë konfirmuar për “EF” se Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodríguez, do të mund të jetojnë së bashku.
“Megjithëse mbretëria ende e ndalon bashkëjetesën jashtë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin një sy ndaj kësaj në kohët e fundit. Në ditët e sotme – mes shtetasve të huaj – autoritetet saudite nuk ndërhyjnë në këtë çështje, edhe nëse ligjet i ndalojnë çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku”, thanë avokatët.
Vetëm pak vite më parë, kjo do të ishte e paimagjinueshme në një vend ku ligji islam në përgjithësi zbatohet rreptësisht.
Që kur Mohammed bin Salman u bë princi i kurorës së Arabisë Saudite në vitin 2017, megjithatë, disa përparime të vogla janë bërë në njohjen e të drejtave civile, veçanërisht të drejtave të grave.
Bin Salman ka mbikëqyrur gjithashtu reformat në fushën e sportit dhe kohës së lirë, por vlen të theksohet se sauditët nuk gëzojnë të njëjtat liri si të huajt. Në të vërtetë, dy avokatët që folën me EFE dëshiruan të mbeten anonimë.
Cilat janë opsionet e vizave saudite të Georgina Rodríguez?
Pavarësisht se nuk është e martuar me Ronaldon, Rodríguez ka mundësi të hapura për të kur vjen puna për të kërkuar një vizë për t’u bashkuar me partnerin e saj në Arabinë Saudite.
“Për sa i përket ardhjes në mbretëri, Georgina ka disa alternativa,” shpjeguan avokatët. “Njëra është të vini me një vizë [jo turistike] të sponsorizuar nga Al Nassr.”
Një tjetër mundësi është që “të marrë një vizë turistike njëvjeçare që i lejon asaj të qëndrojë në vend për 90 ditë për vizitë”.
Kjo mund të jetë rruga e saj më e drejtpërdrejtë, përfundojnë ata.
“Ligjet saudite të punës kërkojnë që çdo grua që merr një vizë [jo turistike] për hyrje në mbretëri, të jetë gruaja, punonjësja ose familja e ngushtë e një burri që banon në vend,” thonë ata.
Një grua e pamartuar mund të hyjë më lehtë në Arabinë Saudite me një vizë turistike, pasi “një burrë dhe një grua mund ta marrin një të tillë veç e veç pa pasur nevojë të zbulojnë natyrën e marrëdhënies së tyre”.