Pak ditë më parë, Beatrix la shtëpinë e “Big Brother VIP” por duket se përballja me botën jashtë ka bërë që Trixa të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Madje ajo mungoi në emisionin “Fun Club”, ku të gjithë banorët japin rrëfimet e para ekskluzive pas daljes.
Megjithatë, ajo ka patur mbështetjen e shumë personave, të njohur e të panjohur për publikun. Mes tyre, edhe këngëtarja Fifi, e cila po ashtu ishte banore e “Big Brother VIP”.
Në një video të shkëputur nga një “live’ në Instagram, këngëtarja tha se njerëzit asnjëherë nuk duhen gjykuar për ndjenjat e tyre dhe se nuk është në rregull ajo që po bëhet ndaj Beatrix. insurance
“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur e vrer përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale…”, thotë Fifi.
https://www.instagram.com/p/CZF7ZoNlwwo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=acd5435e-1e38-4998-b851-45f705275978
Kujtojmë që artistja e ka shprehur edhe më parë mbështetjen, për Beatrix dhe për marrëdhënien e saj me Donaldin. Madje ajo tregoi se kishte dëshirë të dërgonte një parashutë në shtëpi për çiftin. insurance