Tashme qe eksperienca ne “Big Brother VIP” ka mbaruar, banoret po perpiqen te marrin veten duke shijuar lirine, por edhe emisionet e ndryshme per te dhene intervista “nuk i lene rehat”.
Monika Lubonja ishte e ftuar se fundmi ne emisonin “Glamour Zone” te Ester Bylykut, ku nder te tjera foli edhe per dhuraten e bujshme te produksionit.
Edhe nje here Monika shprehu pakenaqesine e saj duke thene se fustanet nuk i nevojiteshin, i pa me mosperfillje dhe mendoi se ishte nje shaka, por edhe pse fytyra e tradhetoi, ajo nuk beri asnje reagim pasi nuk donte te shkaktonte ndonje skandal.
Ajo u shpreh se produksioni ishte shume mire ne dijeni te deshirave te saj te medha, por nuk deshi t’i realizonte edhe pse ajo ndejti me shume se 130 dite e izoluar ne shtepi.
Deshirat e saj persa i perket nje emisioni per femijet apo ndertimin e nje teatri u injoruan, ndaj dhe Monika u ngacmua edhe per gjendjen e saj monetare pas daljes nga BBV.
Ajo tregoi se aktualisht ka 0 leke ne banke, gje qe e lidhi edhe me skandalin e pagave te Janarit, ku Monika figuronte ne marredhenie pune, por ajo e mohoi kategorikisht duke thene se puna e saj eshte nderprere menjehere pas hyrjes ne shtepine me te famshme.