I ftuar në “Më lër të flas”, Agron Llakaj, foli për fillimet e krijimit të “Portokallisë” dhe sesi mes disa regjisorëve përzgjodhi Altin Bashën.
Ai tha se pasi zgjedhja e parë nuk u miratua nga Dritan Hoxha, krijues i idesë së një spektakli si “Portokalli”, atëherë drejtuesi i “Al Pazar” zgjodhi Altin Bashën si regjisor.
“Kisha parë një shfaqje të tij në shkollë dhe m’u duk interesante”, u shpreh Agroni.
Megjithatë, ai më pas tregoi se si pas largimit të tij nga “Portokallia”, emri i tij nuk u përmend më, “humbi respekti” dhe ai madje nuk u shfaq thuajse fare as në përmbledhje përvjetoresh apo spektaklesh.
“Takimi i parë ka qenë me Dritan Hoxhan. Në 2003 u hodh ideja që unë me Agim Bajkon të prezantonim ‘Fiks Fare”, por ai nuk e aprovoi sepse nuk e pëlqente si dyshe. Ai kishte një ide interesante për mua, një shoë kabare. Lindi ideja e “Portokalli” por pa këtë emër. Fillova punën dhe kam qenë aktori më i paguar i humorit në historinë e artit shqiptar.
Fillova të gjej stafin dhe mes të tjerash i sugjeroj Altin Bashën. Nuk e njihja personalisht, por më pëlqente për punën që kishte bërë. Kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer kur ishim në “Portokalli” por nuk e di çfarë i ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në Top Channel. Në 10 vjetorin e Portokallisë unë isha figurant edhe pse isha boshti i ndërtimit të Portokalli.”- deklaroi ai.
Pra, pas largimit nga “Portokalli”, mesa duket u prish edhe raporti Agron Llakaj-Altin Basha.