Ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë qenë për një kohë të gjatë në vëmendjen e publikut duke u komentuar nga shumë veta.
Ishte Armina Mevlani e cila në emisionin “Goca dhe gra” u shpreh se nuk e pëlqente personazhin e Einxhel.
“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”- tha ajo.
E ftuar në të njëjtin emision Einxhel u shpreh mjaft e indinjuar për këtë deklaratë duke lënë të kuptohet se mes vajzave ka pakënaqësi.
Së fundmi Armina i është rikthyer kësaj teme duke u shprehur e habitur pse kjo gjë është bërë kaq e madhe sepse ajo thjesht shprehu mendimin e vet asokohe.
Ajo theksoi se mes tyre nuk ka asgje personale dhe madje se ato kanë punuar bashkë me njëra-tjetrën.
Ajo ka sqaruar se nuk ka ndonjë gjë mes tyre të paktë nga ana e saj.
“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek BB. Jo gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh maksimalisht. Është keqinterpretuar. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt. Publikisht e kam dëgjuar nga Einxhel që nuk ka folur mirë për mua, pa arsye. Unë nuk kam thënë S’dua ta shoh me sy, ajo ajo ashtu e mori. U bë shumë e madhe. Çdo njeri ka atë të vetëm. Nuk kam asgjë, nuk kam diçka konkrete”, sqaroi Armina
Armina gjithashtu ka rrëfuer disa momente nga jeta e saj private duke përfshirë takimin e saj të parë me vjehrrën e saj, Liri Berisha.
“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”- është shprehur ajo.