Marredheniet e ciftit Ledjana- Mevlan nuk po shkonin mire periudhen e fundit te emisionit.Ata te dy dukeshin te pavendosur per cka donin pavaresisht se dolen bashke nga programi.
Tashme me mbylljen e programit u mbyllen edhe kontaktet mes tyre dhe kete gje na e konfirmoi vete Mevlani teksa ishte prezent ne puntaten e sotme te Perputhen.
“Eshte e vertete qe me Ledjanen nuk flasim me, afrimiteti yne filloi te shuhej qe pas daljes si “çift” nga programi. Une kam qene shume i dhene pas saj megjithese ajo shpesh postonte ne Instagram kenge ku thuhej ti ke qene “fake“.
“Une gjithmone isha duke u munduar te regulloja dicka, ndersa ajo nga ana tjeter duke me sulmuar. Une kam qene ai qe e kam mbeshtetur nga fillimi deri ne fund. Sjellja e saj nuk me ka pelqyer aspak.”
Ai gjithashtu na vuri ne dijeni se Ledjana kishte shfaqur xhelozi per faktin se Antonela kishte ndejtur afer Mevlanit duke kenduar te dy ne festen e madhe qe u organizua.
Pas ketyre fjaleve qe Mevlani tha ne emision, nuk mungoi as reagimi i Ledjanes e cila e revoltuar shkroi kunder Mevlanit mbase edhe kunder produksionit.
Deri tani po shohim vetem inate mes dy personazheve dhe nuk po arrijme te qartesojme se cka ka ndodhur me te vertete.