Nuk ka kaluar shumë kohë nga përballja e famshme e Amber Heard dhe Johhny Depp në gjykatë, nga e cila doli si fitues aktori i njohur, e megjithatë tani duket se aktorja do të përballet me një tjetër problem ligjor.
Por këtë here nuk është ish-bashkëshorti ai që e ka paditur, por vetë shteti i Australisë, vend në të cilin aktorja ka jetuar para disa vitesh, teksa Depp xhironte “Piratët e Karaibeve”.
36-vjeçarja me shumë gjasë do të thirret sërish në gjykatë, për t’u përballur me akuzat për një dëshmi të rreme që ka dhënë në kontinentin ishull në vitin 2015.
Në korrik të atij viti aktorja e “Aquaman” u akuzua se kishte transportuar ilegalisht dy qentë e saj në Australi, pa i deklaruar dhe pai futur ata në karantinë për 10 ditë, siç e kërkon ligji i atjeshëm.
Rasti u bë aq i madh sa mori një emër, “Terreirgate”, nga raca që i përkasin qenushët Pistol and Boo, ndërkohë që në atë kohë u përfshi edhe Departmaneti i Agrikulturës, Mjedisit dhe Ujit.
Heard u deklarua fajtore për falsifikimin e diokumentave për të marrë qenushët ilegalisht pranë saj, e nën kërcënimin e autoriteteve që ishin gati për t’ja marrë ato, ajo u detyrua t’i largojë me avion privat drejt SHBA-ve
Çështja u mbyll, pa dënim, ndërsa Heard dhe Depp kërkuan falje publike më vonë në prill të 2016-ës, me një video që u bë virale dhe u kritikua shumë online, ndërsa vetëm një muaj më vonë ata u ndanë.
Për të ardhur në kohën e tashme, kur me anë të një deklaratë këtë javë, autoritetet australiane konfirmuan se Heard është ende nën hetim për dëshmi të rreme për rastin e 7 viteve më pare.
Zëdhënësi i Departamenti i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit tha:
“Departamenti i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit po heton akuzat për dëshmi të rreme nga zonja Heard gjatë proceseve gjyqësore për importimin e paligjshëm të dy qenve të saj në Australi në vitin 2015″.
Kështu, ekipit ligjor të Heard, nuk u duhet tashmë të merren vetëm me apelin ndaj cështjes së fituar nga Depp pak javë më pare, nga e cila aktorja duhet ti paguajë ish-partnerit 8.35 milionë dollarë, por i duhet të pregatiten edhe për një thirrje në gjykatë në Australi, e cila nëse ndodh do të ketë të përfshirë Departamentin e një shteti dhe me siguri nuk do të jetë më aq e thjeshtë për t’u kaluar.