Edhe këtë herë, Shakira nuk ka hezituar t’i bëjë një “diss” të mirë ish-it, duke na treguar më shumë mbi marrëdhënien e tyre.
Le ti hedhim një sy vargjeve të këngës.
“Ti më le si një fqinjë me vjehrrën
Me mediat te dera dhe borxhe në IRS (Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme)
Ti mendove se më lëndove, por më bëre më të fortë
Gratë nuk qajnë më, gratë të faturojnë”
Kalojmë te refreni?
“Një ujkonjë si unë nuk është për tipa si ti
Unë të kam tejkaluar, ndaj ti je me dikë që të përshtatet”
“S’kemi hatërmbetje, kalama,
Të uroj më të mirat me atë që supozohet se më ke zëvendësuar
Unë as nuk e di se ç’ka ndodhur
Je aq i çuditshëm sa s’të kuptoj
Unë vlej sa dy 22-sha
Ti ndërrove Ferrari-n me një Twingo
Ti ndërrove Rolex-in me një Casio”, thotë Shak, duke pretenduar se është më e mirë se e dashura aktuale e ish-futbollistit.
“Po ecën shpejt, merre me ngadalë
Ah, shumë palestër (për trupin)
Por, stërvite dhe pak trurin.
Foto (më bëjnë) kudo ku jam
Ndihem si një peng, pork jo është okay
Do të të lë nesër që të shkosh dhe nëse do të vish me atë, merre dhe atë”.
E pra, ja që Piquè mund të ketë qenë i lezetshëm, por jo partneri më i mirë.