Nuk kanë fund gjestet romantike, Getinjo i bën një dedikim Vivienit gjatë koncertit

Edhe pse u bënë disa ditë që ka lënë shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, Getinjo vazhdon t’i dedikojë vëmendje, partneres së tij Vivien e cila vazhdon ende garën.

Pas banderolës që i dërgoi disa ditë më parë, mbrëmjen e djeshme ai e ka surprizuar në një tjetër formë.

E ftuar në dhomën e rrëfimeve, Vivienit i është shfaqur një video nga një koncert i Getinjos, ku teksa publiku brohoriste, reperi ka thënë frazën e njohur tanimë:

“Të puth Geti!”

Kjo gjë ka emocinuar së tepërmi konkurenten e cila është përlotur.