Yjet italianë të muzikës rock, Måneskin, publikuan albumin e shumëpritur “Rush!” dhe vendosën ta çonin përkushtimin ndaj albumit në një tjetër nivel.
Edhe pse ligji italian nuk e njeh martesën poligame, kjo nuk i ndaloi katër anëtarët e Måneskin që të “martoheshin” për gjithë jetën.
Ata “u martuan” në një ceremoni të drejtuar nga dizajneri Alessandro Michelle, ish-drejtori artistik Gucci-t. Për ceremoninë, Victoria De Angelis dhe Ethan Torchio u veshën si nuse, ndërsa Damiano David dhe Thomas Raggi të si dhëndër.
Yes, we do
RUSH! out tonight at 1 am CET. https://t.co/K9fjozYmWu— MåneskinOfficial (@thisismaneskin) January 19, 2023
Edhe pse është e qartë se martesa e tyre nuk ka vlerë ligjore, ceremonia mbetet një mjet fantastik marketingu për “Rush!”, albumin e tyre të tretë. Në të njëjtën kohë, dëshmon përkushtimin e tyre ndaj njëri-tjetrit.
Burimi: /Anabel