Gjatë ditës së sotme, “Vëllai i madh” organizoi një lojë për banorët e shtëpisë së BBV ku duhet t’i përgjigjeshin me “E kam bërë” ose “Se kam bërë” pyetjeve që shfaqeshin në ekran.
Në mesin e pyetjeve, ajo që morri mjaft vëmendje ishte: “Kam pëlqyer një nga banoret, por nuk kam patur guximin t’ia them”.
I vetmi nga banorët që ngriti tabelën “E kam bërë” ishte gazetari Bledi Mane. Ai tregoi se ka pëlqyer dy nga banoret e shtëpisë por pa treguar emra si fillim.
Më pas, pasi u ngacmua pak nga pjesa tjetër, ai tregoi se bëhet fjalë për Nitën dhe Diolën.
Ndërsa në një tjetër pyetje, Bledi tregoi se ka puthur dikë që i përket të së njëjtës gjini.