Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka ironizuar kreydemokratin Lulzim Basha në rrjetet sociale.
Basha nuk i quajti humbje asnjë nga zgjedhjet e pafituara nga Partia Demokratike në daljen e djeshme për mediat.
Ai tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa 6 palë zgjedhjet i quan si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë.
Pas kësaj deklarate që bëri xhiron e rrjetit, producenti Turjan Hysko ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një video ku shihet Albano duke thënë: “Nuk kam ngrënë asnjë shuplakë në jetën time”, teksa goditet vazhdimisht nga një person në faqe.
https://www.instagram.com/reel/Ca0daRqj_lE/?utm_medium=copy_link