‘Vëllai i Madh’ hapi mbrëmjen e djeshme një televotim për të gjithë banorët e “Big Brother VIP Kosova”.
Ky nominim i përgjithshëm erdhi si pasojë e thyerjeve të rregullave të shtëpisë, ku konkurrentët u panë duke folur me kode dhe me persona të jashtëm.
“Me rregullat e mia nuk ka shaka. Sjellja juaj kohëve të fundit sidomos pas spektaklit të së premtes, nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Prandaj sonte do të ketë një eliminim”, u tha në njoftim.
Teksa tre më pak të votuarit ishin Vivien Thano, Atdhe Xharavina dhe Dafina Dauti, u hap sërish një televotim pasi njëri prej tyre duhet të largohej nga shtëpia e famshme e Kosovës.
Mes Vivienit dhe Atdheut, ky i fundit ka lënë përfundimisht garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, pak javë pas hyrjes në reality show.