Komentet e nenes se Beniades kunder Einxhelit gjate qendrimit ne “Big Brother VIP” u vune re dhe u komentuan shume ne rrjet, madje u bene shkak i prishjes se miqesise se ngushte mes tyre.
Mirepo, ajo cka nuk ishte kuptuar eshte se Einxhel e ka krisur miqesine edhe me Palomen pikerisht per te njejten situate.
Gjate nje interviste te fundit per “Mirage”, vete Paloma pranoi se Einxhel kishte hatermbetje per shkak te nje komenti jo te hijshem te nenes se saj.
Paloma u shpreh se me te drejte Einxhelit nuk i ka ardhur mire, por nga ana tjeter duhet te kuptoje se kjo situate nuk ka qene ne dore te Palomes, e cila i kerkoi falje publikisht per komentin e nenes.
Gjithashtu, Paloma foli fjalet me te mira per ate cka po perjeton Einxhel ne kete periudhe, si per shtatezanine dhe romancen e saj me Dagz.