Adrola Dushi dhe Capital T prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie, e cila nuk u konfirmua kurrë.
Vetëm disa ditë më parë reperi konfirmoi se është i dashuruar me vajzën më të bukur në botë për të, por nuk zbuloi asgjë se kush është ajo.
Paj kësaj deklarate vëmendja u rikthye sërish nga modelja, e cila e pranishme në eventin që Kapo bëri me miqtë në Prishtinë pak ditë para kocertit të tij “Time Capsule 2”, tha se nuk e dinte nëse Trimi e ka pasur për të deklaratën.
Por një video e kapur nga larg pikêrisht në event duket se konfirmon thashethemet e gjata.
Ata shihen të dy mjaft afër me njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet qartë që, po Kapo dhe Adrola janë bashkë!