Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” Kledi Hysaj prej disa javësh përflitet për një lidhje me moderatoren e njohur Evi Reçi.
E kur asnjëri prej protagonistëve nuk ka folur lidhur me këto raportime, Evi ka udhëtuar së fundmi drejt Austrisë.
Një udhëtim që nuk na kishte bërë përshtypje po të mos ishte për faktin se Kledi jeton aty.
Këngëtarja ka ndarë një foto me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet në natyrë teksa nuk ka ngurruar të vendosë vendndodhjen: Austri.
Ndërkohë, Kledi ka postuar një foto nga shtëpia e tij ku fokuson disa fruta e po ashtu ka vendosur vendndodhjen “Dornbirn” që ndodhet në Austri.
Ata nuk janë shfaqur bashkë por me siguri nuk është një rastësi udhëtimi i Evit drejt shtetit austriak. Pak kohë më parë të dy ndodheshin në Firence në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë e më parë në Vlorë.