Nuk ka më dyshime! Çifti i “Për’puthen” i jep fund lidhjes!

Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini vendosën para disa kohësh që të dilnin bashkë nga programi i dashurisë, “Për’puthen”.

Siç ndodh me çiftet që krijohen brenda në emision, edhe ky çift u pa nga publiku me skepticizëm, por duke u shfaqur herë pas here bashkë në publik dhe duke bërë postime me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, u duk se realisht po shijonin një romancë mes tyre.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe u ngritën dyshimet e para për ndarjen e tyre, kjo për shkak të heqjes së fotove me njëri tjetrin nga Instagram.

Tashmë një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ish-konkurrenti i “Për’puthen”. Bruno gjatë një live-i së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga Ana.

Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën”.

“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- është përgjigjur Shemsho