“Nuk ju duroja dot fare” Elgit Doda ia thotë troç vëllezërve Veshaj

Këngëtari Elgit Doda do jetë i ftuari i radhës në “Më lër të flas” të premten, program ky i moderuar nga dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.

Në promon e emisionit të publikuar në rrjete sociale, Elgiti dëgjohet duke thënë:

“Kam patur një mendim për ju që s’ju duroja dot fare”.

Me kalimin e kohës Elgiti ka ndryshuar mendim teksa tani i shohim të tre bashkë dhe me projekte e bashkëpunime të ndryshme.