Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, prej disa javësh po përflitet për një lidhje midis tij dhe Sheila Haxhiraj.
Herë pas here, modeli dhe këngëtarja janë parë shumë të afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin në kryeqyetet pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, por shtojmë këtu se pas pamjeve është aluduar për xhirimin e ndonjë videoklipi të Sheilës.
Së fundmi, i ftuar në “N’fermë” në emisionin “E Diell”, Kledi ka konfirmuar se aktualisht është në një lidhje.
“Nuk jam single, jam i lidhur. Sigurisht një femër mund të dashurohet me mua”, tha ai.
Shumica e ndjekësve dhe e portaleve kanë aluduar se mund të jetë Sheila vajza që ia ka rrëmbyer zemrën. Gjithsesi Kledi nuk e thotë emrin specifik të vajzës që është lidhur mbase, sepse do akoma të tërheqi vëmendjen dhe të shtojë pikëpyetje në publik në lidhje me romancat e tij.
Rikujtojmë se ish-futbollisti nuk e ndjek më Khaula-n, modelen gjermane në Instagram dhe as ajo atë.
A mund të jetë Sheila vajza që e ka bërë të dashurohet dhe ta lërë pas jetesën në Gjermani?!
Kjo mbetet për t’u parë.