Nuk ishte dëgjuar më parë! Dj Sardi zbulon kuptimin e emrit të të birit

Në dhjetor të vitit që lamë pas, ne media qarkulloi lajmi se Dj Sardi po bëhej baba për herë të parë.

Më vonë, vetë Sardi dhe partnerja e tij Jonisa e konfirmuan këtë lajm me foto të bukura, ndërsa në janar pritja e ëmbël mori fund.

Sardi dhe partnerja u bënë prindër për herë të parë, teksa Jonisa solli në jetë një djalë. Vetë Dj e ndau këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij, duke zbuluar edhe emrin e të birit.

” GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE •
• Zais Denzel Shehu • 22.01.2022  ”- shkruante Sardi krahas fotos së parë me të birin.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e re”, Dj Sardi tha se Zais është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, kurse Denzel është vendosur nga kumbari, Alesio Alia, modeli shqiptar që jeton në Australi.

“Nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë, Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër sepse babi me emrin Sardi, mami Jonisa, për djalin duhej një emër i veçantë. Kemi patur disa alternativa por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë.

Alesio ia vuri Denzel emrin e pagëzimit. Ne kishim me qejf emrin Zayn, pastaj Zais. Kishim shumë mendime. Kur na vinin emra sugjerime mendonim prit se kishim Zais dhe ishte unik. Djali më ngjan mua”, ka treguar Sardi.