Capital T para disa ditësh paralajmëroi fansat e tij se do të organizonte një “solo-koncert” në Prishtinë.
Vendi ku ai kishte zgjedhur për të performuar më 11 gusht ishte në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Por duket se planet kanë ndryshuar.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se koncerti i tij i quajtur “Time Capsule II” tashmë do të zhvillohet në parkingun e Pallatit të Rinisë.
Duke iu referuar babait të tij, kryetarit të FFK-së Agim Ademi si ‘shefi’, Capital T ka bërë të ditur se saktësisht ‘shefi’ ia ka ndryshuar planet.
“Sa mendova e u rehatuam me vendim morëm lejen për stadiumin i rregulluam të gjitha punët më merr “shefi” (i referohet babait të tij) në telefon e më thotë se duhet të lëvizesh nuk guxon ti të ma nxësh stadiumin, po kështu është kur e ke punën primare.”- shprehet artisti.