Shëndeti i Bruce Willis vazhdon të përkeqësohet. Aktori 67-vjeçar njoftoi disa muaj më parë se do të tërhiqej nga skena për shkak se vuante nga afazia por duket se tani gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më tepër.
Burime për mediat e huaja kanë thënë se ai nuk flet më.
“Ai nuk flet më dhe nuk kupton më shumë se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Familja e di se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku” zbuloi një burim për Radar Online. “Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce”, shtoi më tej burimi.
Kujtojmë që familja e aktorit zbuloi se ai vuante nga kjo sëmundje në Mars.
“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.”
Bruce Willis është i njohur për një karrierë të gjatë në Hollywood, për mbi shtatë dekada, duke luajtur në role kryesore në filmat të shumtë si: “Die Hard”, “Armadeddon”, “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys and Sin City” etj.