Ne puntaten e sotme te “Me ler te flas” ishin te ftuara dy vajzat ne rolin e jurise ne “He/She’s on Top”, Beniada Nishani dhe Megi Pojani.
Ato u vune perpara shume pyetjeve dhe lojerave te pergatitura nga Donaldi dhe Romeo, mirepo nuk kishte si te mungonte nje pyetje per Beniaden qe kohet e fundit ka ngjallur shume kuriozitet.
Modelja u pyet mbi marredhenien e saj me Einxhel Shkiren, per te cilen kane qarkulluar shume lajme se dyshja nuk flasin me me njera tjetren.
Beniada konfirmoi zerat duke thene se me Einxhelin nuk flet me, mirepo teksa u pyet per arsyen e kesaj shkeputje, ajo u shpreh se nuk e di shkakun qe ka sjelle fundin e miqesise se tyre.
Kujtojme se edhe Einxhel teksa ishte e ftuar ne nje interviste, u shpreh se qe pas daljes nga “Big Brother VIP” asnjera prej tyre nuk e ka marre mundimin te komunikoje me tjetren duke bere qe secila te shikoje rrugen e saj pas daljes nga shtepia.