Në shtator pritet të fillojë “Dancing with the stars”, në ekranin e Top Channel, i cili do të jetë në moderim te Bora Zemanit.
Një emër që u përfol si konkurrent në këtë spektakël është dhe moderatori Isli Islami.
Mirëpo së fundmi burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se konkurrenti i radhës i zbuluar është Ardit Çuni.
Pra deri më tani kemi dy djem, por mezi presim të zbulojmë edhe vajzat, ndonëse shtatori është shumë afër.
Kujtojme se persa i perket rolit te jurise ishte perfolur se do t’i besohej balerinit Ilir Shaqirit, mirepo diten e sotme kane qarkulluar disa lajme se ne fakt Iliri do te marre pjese ne emisionin “Dance with me” ne Tv Klan e jo ne Top Channel.