Banorët kanë mbetur në shok pas rrëfimit të Luizit, i cili thotë se nuk është i sëmurë , por ndihet i frikësuar se thotë se ka pasur të njëjta simptoma si shoku i tij i sëmurë.
Efi ishte një nga banoret që i doli në mbrojtje ndërsa të tjerët bënë një hap pas.
Efi: Nuk më pëlqen që po i sulën, as nuk e dinë ça ka dhe ça po ndjen, se e bën për gënjeshtar direkt!
Olta: Unë e di që Arbana nuk po gënjen, se atij i janë bërë analizat dhe i kanë dalë në rregull.
Luizi: Unë nuk e bej për vëmendje këtë, se unë nuk jam një banor, që s’kam pasur vëmendje, nuk po ja bëjë vetes. S’mund ta zhys veten kështu!
Arbana-Luizit: Për qetësinë tënde, të banorëve, të familjarëve, Big Brother të jep mundësinë tani të shkosh në spital, të bësh çfarë ke nevojë dhe të kthehesh dhe të sqarohesh! Ja ke borxh vetes, banorëve dhe publikut!
Tashmë Luizi është në spital dhe do i nënshtrohet ekzamineve.