“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donald Veshaj, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale.
Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj.
Deri më tani Beatris nuk kishte bërë asnjë reagim në lidhje me këngët e saj, por gjatë ditës së sotme ajo ka vendosur të flasë.
Në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin (një mikeshë e mirë e Donaldit), ku foli në lidhje me këngët e saj. Gjatë sqarimit të saj, u lexuan edhe disa komente nga ndjekësit, të cilëve këngëtarja nuk ngurroi t’iu përgjigjet.
Pjesë nga biseda:
Beatrix: Meqë më erdhi rasti, këto dy këngët e fundit që janë publikuar kanë qenë këngë të shkruar më para. Kështu që s’kam pse të jap shpjegime, shpjegimet po i jepni vetë ju. Nëse do të jetë aty që e kam shkruar tekstin unë, atëherë flasim bashkë.
Fifi: Madje kënga që ka nxjerrë, “Ma shumë se ti” do të ishte e një artisti tjetër por nuk është bërë nga ajo. Informacion i sigurtë.
Beatrix: Kështu që mjaft folët budallëliqe. Nuk është emri im aty, nuk do të thotë që po ia deikoj dikujt.
Fifi: (Lexon komentet) Po gënjen!
Beatrix: S’kam punë tjetër të gënjej, më kanë mbaruar të gjitha punët.
Fifi: Po e sqaroj unë pse po jep shpjegim. Sepse e ka të nevojshme sepse nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe është lodhur nga të gjitha fjalët poshtë e lart.